Moti i keq i shoqëruar me erë, shi të rrëmbyeshëm kaploi rajonin e Dibrës, Ohrit dhe një pjesë të Shkupit gjatë ditës së sotme.
Në Dibër janë shkaktuar dëme në prodhimet bujqësore. Rrugët u mbushën me ujë, ndërsa në disa vende ai është futur edhe në hapësirat e shtëpive.
Ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë vozitje të kujdesshme sidomos në pjesën Dibër-Trnica, që është pjesë e aksit rrugor Dibër-Mavrovë.
Ndërsa nga Ministria e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se dëmet do të vlerësohen gjatë ditëve në vazhdim.