Hedhja në ujë shkoi keq dhe 18-vjeçari Michael Wright u paralizua nga beli e poshtë. Kishte vetëm 1 përqind shanse që të ecte sërish, por fati ishte me të dhe ia doli.
Në atë kohë, Michael Wright ishte 17-vjeç, kur mori pjesë në sfidën e hedhjes nga lartësia në ujin e akullt. Hedhja shkoi keq dhe ai theu dy rruaza në qafë. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë. Fillimisht mezi lëvizte krahët dhe duart, ndërsa më pas nuk mundte t’i lëvizte fare.
Mjekët i thanë të riut se kishte vetëm 1 përqind mundësi të rikthehej në normalitet. 99 përqind e personave që pësojnë një frakturë të tillë, kalojnë të gjithë jetën në karrige me rrota.
Megjithatë, fatmirësisht për Michael Wright nuk ndodhi kështu. “Ishte një ditë e mrekullueshme, emocionale, sepse për një person të ri si Michael do të ishte mjaft e rëndë të humbiste funksione të tilla”, u shpreh Dr Chang.
Pas operacioni, i cili shkoi mirë, Michael ndërmori disa muaj terapi fizike. “Ne po fluturonim nga gëzimi. Ai po lëvizte një gisht!”, tha doktori.
Tani, katër muaj më pas, Michael nisi të ecë sërish, megjithëse terapia fizike do të vazhdojë ende për të.
“Ndihem mirë. Ata flasim me mua dhe thonë se unë jam kthyer në frymëzim. Unë them se të gjithë duhet të punojnë shumë e të kenë besim pasi gjërat e mira vijnë më pas”, shprehet Michael.