Ballina Aktualitet Paralajmërimi i Bashës: Nuk ndalemi! Maduro i Ballkanit do e marrë përgjigjen...

Paralajmërimi i Bashës: Nuk ndalemi! Maduro i Ballkanit do e marrë përgjigjen nesër (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike sot në orën 12:20 minuta ka shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimi e protestuesve të arrestuar mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Edi Rama, do e marrë përgjigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar.

“Vetëm pak orë më parë, junta kriminale e Edi Ramës e shndërroi Tiranën në një fushë beteje me popullin, në një fushë beteje me protestuesit, të cilët u bashkuan në protestën më të madhe për liri, demokraci, për Kushtetutë për shtet të se drejtës, për gjithçka që duhet e do ta bëjë Shqipërinë Evropë. Vetëm pak orë më parë, e gjithë qendra e Tiranës, u përball me gazin helmues. Ky ishte një akt kriminal që kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës për liri dhe demokraci. E ka të kotë! Popullit nuk ndalet opozita nuk ndalet!

Muaji pas muaji, që nga dita që Edi Ram e mori pushtetin me bandën e krimit, është asgjësuar çdo institucion shqiptar. Parlamenti ishte i pari që ra dhe në atë karrige ulen sot kriminelë.

Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, por faqen e zezë, llumin e këtij vendi që e ka marrë peng. Nga Parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit, me njeriun më të korruptuar, arrogant dhe mashtrues që iu vuri shkelim në fyt shqiptarëve dhe që uli në tavolinën e babëzisë kriminelët, me të cilin ndan pushtetin. Ata kanë instaluar, përmes një grushti shteti, juntën e krimit në vend. Junta i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit, i ka orët e numëruar. Skenari i dhunës që vuri dje lëvizjet me kriminelë të veshur me uniformën e policisë se shtetit, i shërbeu për t’i treguar Edi Ramës dhe mbarë botës, që ai është i interesuar për dhunë dhe që do e marrë përgjigjen e plotë, nesër nga shqiptarët e bashkuar”, paralajmëroi Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=5hhrkClMsQU&feature=youtu.be