Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për shtyp ku ka komentuar përplasjet e ndodhura ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës.
Kreu i qeverisë deklaroi se policia ka treguar një qetësi për tu admiruar duke theksuar se policia ka vendosur një standard të ti.
“Në këto momente të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit i kanë sytë mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve si rezultat i gjithë asaj që u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir të dhunës. E para është të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit. Së dyti dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit në të gjithë këtë zinxhir edhe dje kur protesta u transpformua në një manifestim brutalk dhe ta zgjatur dhune ka treguar një profesionalizëm dhe qetësi për tu adminuar. Ata aknë vendosur një standar të ri për hiostorikun e uniformave blu dhe kanë fituar admirimin e të gjithë qyetarëve të ndershëm. Në aspektin e sjelljes së Policisë së Shtetit ndaj protestave, krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shihni se sa mirë dhe sa me dinjitet sillet dhe punon sot policia. E shkuara e afërt e saj na ka rezervuar kujtime shumë të rënda që nuk kanë lidhje me asnjë standar dhe asnjë vlerë”, deklaroi Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=5hhrkClMsQU&t=187s
https://www.youtube.com/watch?v=NLy2bvGB4YA&feature=youtu.be