Një burrë në Australi fitoi një lotari prej 1 mln dollarësh duke përdorur numrat që kishte parë në ëndërr 13 vjet më parë.
Burri që preferoi të mbetej anonim tha se i kishte parë në ëndërr numrat një natë dhe që prej atëherë gjithmonë i përdorte kur luante. Ai shtoi se me të njëjtët numra kishte fituar edhe çmime të tjera.
“Me siguri që janë numrat e mi me fat, kështu që do të vazhdoj të luaj me to”, – tha ai