Shumë njerëz i tremben fluturimit me avion dhe është tëpër shqetësuese për ta përzgjedhja e vendit ku do të ulen gjatë udhëtimit.
Megjithatë, nëse jeni i ndjeshëm ndaj situatave të sikletshme gjatë fluturimit, këshilla e parë do të ishte: shkoni në rreshtin e fundit! Edhe pse rreshti i fundit shpeshherë është ai më i padëshiruari, ka disa arsye që e bëjnë atë të jetë zgjedhja e duhur.
Kjo për disa arsye.
Vendet në rreshtin e fundit, kanë luksin mos të kenë asnjë njeri pas, kështu që nëse ai ‘’pasagjeri i bezdisshëm’’ pas jush mund të shmanget, pse do ta mendonit dy herë si zgjedhje?
Së dyti, këto vende duke qenë si më pak tërheqës në aeroplan, bëjnën të mundur që rreshti i fundit shpesh të mbetet bosh. Në aeroplanët më të vegjël disa prej këtyre vendeve rezervohen edhe për ekuipazhin e kabinës. Kështu që nëse keni vendosur të uleni në rreshtin e fundit, kjo do të thotë më shumë hapësirë për ju, pasi mund të keni fatin të keni në dispozicion dy ose tre vende boshe që nuk përdoren!
Së treti, është thuajse e sigurt që fëmijët e vegjël janë duke u ulur larg prej jush! Zakonisht, familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël, zgjedhin të ulen në fillim të avionit. Kështu që, nëse zgjidhni rreshtin e fundit, do keni më shumë hapësirë. Gjithashtu, nuk do të shqetësoheni nga lëvizjet e shpeshta që fëmijët mund të kenë gjatë fluturimit, apo të qarat e tyre.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, rreshti i fundit ka vendet më të sigurta, në rast se avioni pëson një aksident.
Sigurisht, linjat ajrore do t’ju thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi atëherë të gjithë do të duan të ulen në rreshtin e fundit, por statistikat thonë se nëse avioni rrëzohet, ndërtimi i bishtit të avionit do të jetë më së paku i dëmtuar. Prandaj nuk është e pazakontë që edhe regjistruesi i fluturimit, i njohur zakonisht si kutia e zezë, vendoset në pjesën e bishtit të aeroplanit, ku ka më shumë gjasa të mbijetojë në rast të një aksidenti të rëndë.