Pas shumë prolongimeve më në fund sot, edhe në Tetovë është përuruar Qendra për grumbullimin e qenve endacakë. E njëjta ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse.
Qentë do të mblidhen nga rrugët e qytetit dhe do të vaksinohen, pastrohen dhe do të lëshohen sërish në rrugët e Tetovës pas trajtimit të tyre. Qendra është e pajisur përveç bokseve, edhe me hapësira për operimin dhe vaksinimin e tyre.
Projekti në fjalë ka kushtuar rreth 500 000 denarë, ndërsa vitin e ardhshëm, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike, Xhelal Ceka, do të ndahen mjete shtesë për zgjerimin e këtij kapaciteti.