Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur ditën e sotme në Rumani i mori jetën oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Ervin Dervina dhe bashkëshortes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila i shpreh ngushëllime familjarëve të vik*timave.
“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,- njofton policia.