Blerim Sejdiu
Nga prononcimi i sontshëm i Kryetarit të LSDM-së kuptuam se si pasojë e rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, janë shkarkuar thuajse të gjithë organet e brendshme partiake. Pas kësaj gjithashtu potencoi se do të ketë rekonstruim të shumë funksioneve publike (në Qeveri).
Një hap për t’u përshëndetur dhe për të marrë mësim nga të gjithë ne që kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Shpresojmë se ministrat e rij nuk do t’i përsëritin gabimet e këtyre që i kishim deri më sot, si psh. Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapësinorë si dhe Ministri i Arsimit dhe shkencës, nga vendimet e gabuara të të cilëve qytetarët e Zhelinës patën pasoja direkte, duke e dëmtuar seriozisht procesin edukativo-arsimorë, imazhin e arsimtarëve dhe si pasojë e kësaj shkaktuan ndërprerjen e aktiviteteve me nxënësit.
Përveç kësaj, dy herë radhazi (pa asnjë arsyetim) Ministri i Mjedisit jetësorë z.Duraku, Komunës së Zhelinës i’a hedhi poshtë Projektin e rrjetit të kanalizimit në fsh.Zhelinë, edhe pse ne i plotësonim të gjitha kushtet e parapara në shpallje.