Nga Nick Triggle*
Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është stigmatizuar vazhdimisht.
Nga ndalimi i pirjes së duhanit në vitin 2007 deri në futjen e paketimit të thjeshtë një dekadë më vonë, janë bërë mjaft përpjekje për të larguar njerëzit ky zakonit.
Dhe sipas shenjave, konsumi i sheqerit po shihet në të njëjtën mënyrë.
Pijet e sheqerizuara janë tashmë të taksuara – dhe një institut udhëheqës ka sugjeruar se ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të futen në paketime të thjeshta për t’i bërë ato më pak tërheqëse, duke pasur parasysh konsumimin e tepërt të gjërave të ëmbla.
Thirrja është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri.
Drejtori i IPPR, Tom Kibasi, beson se mund të bëjë një ndryshim real.
“Paketimi i thjeshtë do të na ndihmonte të gjithëve për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të reduktuar bezdinë apo acarimet e prindërve,” tha ai.
Ai dëshiron ta shohë këtë të miratuar së bashku me një sërë masash të tjera, duke përfshirë ndalimin e reklamave të ushqimit “fast food”.
Kjo është diçka që tashmë është vënë re nga ministrat.
Por a do të ishte një paketim i thjeshtë një hap i largët?
Industria kundër lëvizjes
Industria ka qenë e shpejtë për të kundërshtuar, me trupin tregtar të Federatës së Ushqimit, duke argumentuar se markimi është një “liri themelore komerciale” dhe “kritike ndaj konkurrencës”.
Të njëjtat argumente u parashtruan nga industria e duhanit, por qeveritë e njëpasnjëshme gjithnjë e më shumë kanë treguar një tendencë për t’u dreguar të ashpër.
Interesante, qeveria nuk i është adresuar idesë së paketimit të thjeshtë për produktet e sheqerit.
Në vend të kësaj, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social po thotë se është duke pritur të dëgjojë se çfarë ka për të thënë zyrtari i lartë mjekësor i Anglisë, Prof Dame Sally Davies.
Pse? Ka një qasje që nevojiten lëvizje të guximshme nëse pritet të arrihet ambicia për të përgjysmuar normën e obezitetit të fëmijëve deri në vitin 2030.
Dame Sally-t i është kërkuar të shqyrtojë hapat që janë duke u ndërmarrë për të siguruar që asnjë gjë mos të mbetet e patrajtuar.
Në fakt, ajo tashmë ka sugjeruar se një masë tjetër e sugjeruar nga IPPR-ja – shtrirja e taksës për pijet me sheqer në ushqime të tjera të pashëndetshme – është një opsion i vërtetë.
Dhe ajo thuhet se është e hapur për idenë e paketimit të thjeshtë, që sigurisht do të ishte një hap edhe më radikal.
Të gjitha cigaret duhet të shiten në ambalazhe të gjelbërta me paralajmërime shëndetësore
Por ajo që është e qartë nga dekada e fundit është se kjo nuk mund të realizohet së shpejti.
Gjatë periudhave të hershme, aktivistët e shëndetit dhe trupat akademikë po shtynin dhe nxitnin ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike.
Herë pas here, qeveria u përpoq ta ftohte këtë lëvizje.
Por gjërat filluan të ndryshonin ngadalë sapo Patricia Hewitt u bë sekretare shëndeti, duke u hapur rrugën masave edhe më radikale.
Qasja duket të jetë duke funksionuar – normat e pirjes së duhanit kanë rënë me një të tretën në pak më shumë se 10 vjet.
Por taktikat e ashpra të shëndetit publik nuk ka asnjë dyshim që patën ndikim.
Dëshmitë nga Australia – kombi i parë për të futur paketimin e thjeshtë për produktet e duhanit – sugjeron se një e katërta e reduktimit të mëpasshëm të shkallëve të pirjes së duhanit mund t’i atribuohet lëvizjes.
Ndërsa debati nxehet sa vjen e më tepër për obezitetin, pritet të dëgjohet shumë më tepër për meritat e veprimit radikal të sheqerit
*BBC: Përshtati në shqip për TemA-Diona Çeço