Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Në Gjykatën Penale seanca të reja për lëndët “Tanku”, “TNT”, “Thesari” dhe...

Në Gjykatën Penale seanca të reja për lëndët “Tanku”, “TNT”, “Thesari” dhe “Lëndina”

Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën paraprake janë dhënë dëshmi me shkrim. Para fillimit të gjykimit, avokati i mbrojtjes Boro Tasevski kërkoi që ekspozimi i provave materiale të kryhet me prezantimin e tyre për dallim nga ajo paraprake kur u lexuan vetëm titujt nga lista e dëshmive. Sipas mbrojtjes, kërkesa ka për qëllim që të gjitha në mënyrë esenciale të fillojnë me dëshmitë materiale.

Prokurori publik Stefço Donev tha se propozimi i tillë ka për qëllim vetëm të shtyhet procedura, duke theksuar se mbrojtja nuk e konteston përmbajtjen e dëshmive materiale, por vetëm mënyrën e prezantimit.

Rasti “Tanku” ka të bëjë me furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove. Për këtë rast tani është është dënuar ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski në gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar në dy vjet burg.

Në Gjykatën penale do të mbahen seanca edhe për lëndët “T.N.T.”, “Thesari” dhe “Lëndina”.

Lënda “TNT” ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas të aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me prishjen e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit.

“Thesari” ka të bëjë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim dëm të Buxhetit në vlerë prej rreth 770 mijë eurove me furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë të DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga kompania nga Britania e Madhe. Të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, i cili gjendet në Greqi.

Për rastin “Lëndina”, megjithatë të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan për ndërtimin e paligjshëm të tre shtëpive-vila në Zelenikovë.

Sipas PPS-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi-vila në komunën e Zelenikovës pa pasur leje për një ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtim pa leje. Latasi ka ndërtuar vilë prej 317 metrave katrorë, ndërsa vëllezërit e tij vila prej 130, respektivisht 104 metra katrorë.

Në provat e marra të PSP-së, midis të cilave edhe incizime staelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacionin tjetër, këto tre vila kishin filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna kanë marrë në vitin 2013 kur më kishin përfunduar.