Gjashtë anëtarë të kabinetit qeveritar në Maqedoni peshojnë 35 milionë euro, ka publikuar gazetarja hulumtuese Zhaklina Haxhi-Zafirova.
Më i pasuri është Koço Angjushev, i pasuar nga Kreshnik Bekteshi, pastaj kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat, Hazbi Lika, Nikolla Dimitrov dhe Asaf Ademi.
“Ne bazohemi në të dhëna zyrtare të publikuara nga institucionet edhe pse për momentin nuk mund të marrim informacione nga Komisioni kundër korrupsionit”- ka deklaruar Haxhi Zafirova