Ahmet Selmani
Fushata e sponsorizuar propagandistike për zhvlerësimin dhe satanizimin e faktorit politik shqiptar, së cilës vazhdojnë t’i prijnë të ashtuquajturit analistë dhe ekspertê, ia ka hapur rrugën Zoran Zaevit për t’i defaktorizuar shqiptarët në mënyrë gradule dhe tinzare, duke zgjedhur, favorizuar, privilegjuar dhe emēruar shqiptarë të përshtatshëm për shijen sllave.
Këtu bëjnë pjesë shqiptarë me martesa të përziera, që janë shkolluar në gjuhën maqedonase, që nuk e dinë gjuhën shqipe ose që e flasin shumë dobët, që janë inferiorë kundruall maqedonasve, që janë indiferentë në aspektin kombëtar, që i kanë mbiemrat të sllavizuar ose të turqizuar, që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete etj.