Katya Elise Henry është një modele amerikane e palestrës, trajnere personale dhe një yll i rrjeteve sociale. Me përkushtim të jashtëzakonshëm ka krijuar një fizik me forma të papërballueshme dhe është shndërruar në frymëzuese të ndjekësve anembanë botës. Vetëm në Instagram ka 5.3 milionë ndjekës.
Gjatë viteve të adoleshencës punoi si nxitëse tifozësh, po e braktisi stadiumin për t`iu përkushtuar palestrës.
Ajo është në formën e saj më të mirë nga momenti që ka filluar regjimin e ushtrimeve.
Duket qartë se falë palestrës linjat e saj janë të mahnitshme./TN