Ajo është mjaft e dashur për publikun shqiptar, por ekspozimi si “mollë sherri” në përplasjen me armë në ish-Bllok mes grupit të të dashurit të saj Ervin Mata dhe atij të Ervis Martinaj, ku u vra Fabiol Gaxha, e ka dëmtuar Elvana Gjatën.
Masakra e 4 tetorit në lokalin Monopol, bëri që Elvana të rëndohej psikologjikisht dhe ajo u largua në drejtim të Gjermanisë pranë të motrës, madje duke lënë mënjanë edhe angazhimin në rrjetet sociale, ku më përpara ishte shumë aktive.
Por mediat rozë komentuan gjatë një “rikthim” të këngëtares ditën e djeshme, ku në Instagram ajo nisi të ndjekë deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili është akuzuar për raporte shoqërore me Emiljano Shullazin.
Pas gati 2 muajsh u mendua se Elvana Gjata u rikthye aktive, por ajo ka surprizuar ndjekësit e saj teksa sot e ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram” dhe kush e kërkon nuk mund ta gjejë më.
Ndërsa i fejuari i saj, Ervin Mata është në kërkim, këngëtarja mësohet se ndodhet në Gjermani.