Propozim buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 arrin 3,1 miliardë denarë. Buxheti i Ministrisë arrin në 215,5 milionë denarë, ndërsa buxheti i financimit të aktiviteteve në kulturë arrin 2,9 milardë denarë. Këtë në pres konferëncën e sotme e tha ministri i Kulturës, Asaf Ademi.
“Mbi 92 për qind e mjeteve të planifikuara nga buxheti i përgjitshëm i Ministrisë së Kulturës janë paraparë për financimin e aktiviteteve në sferën e kulturës, rreth shtatë për shpenzimet e administratës së ministrisë”, ka thënë Ademi.
Ai ka potencuar se Propozim- buxheti për vitin e ardhshëm shënon rritje të mjeteve për shkallën transferte të ndryshme, pra ka rritje direkte të aktiviteteve kulturore. Në vitin 2018 për këtë shkallë janë miratuar 904 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 janë paraparë 936 milionë denarë ose 32 milionë denarë buxhet më i madh se vitin e kaluar.
“Sivjet 32 për qind e aktiviteteve në sferën e kulturës janë paraparë për aktivitete kulturore që paraqet përqindje dhe vlerë më të lartë krahasuar me vitet e kaluara”, ka shtuar Ademi.
Për Agjencinë e filmit të Republikës së Maqedonisë për dallim nga viti i kaluar, kur ishin miratuar 150 milionë denarë aktivitete programore, në këtë Propozim buxhet janë paraparë 170 milionë denarë apo rritje prej 13 për qind. E njëjta vlen edhe për rritjen e transferteve për aktivitete folklorike dhe muzikore- skenike.
Me buxhetin e propozuar për vitin 2019 në pjesën e investimeve kapitale, Ministria e Kulturës do të planifikojë rikonstruimin e objekteve të Qendrës për kulturë në Gostivar, Teatrin e Kumanovës, Teatrin e Prilepit, Qendrën kulturore në Koçan- faza e dytë. Parashihet sipas tij edhe rikonstruimi i çatisë së pjesës së vjetër të objektit të Bibliotekës kombëtare në Shkup, rikonstruimi dhe lëshimi në përdorim i Teatrit shqiptar, ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë me çka do të përfundon faza e parë, ndërtimin e Teatrit të vjetër në Strumicë dhe rikonstruimi i objekteve tjera nga sfera e kulturës.