Shkrimtarja Elvira Dones, një mbështetëse e fuqishme e Edi Ramës, në kohën që ai ishte në opozitë, ka bërë një status pesimist për të ardhmen e Shqipërisë, teksa këto ditë është kthyer në Tiranë.
Ajo thotë se Shqipëria po vdes dhe Rama ka shuajtur çdo shpresë të shqiptarëve.
“Është kjo “gjëja” në Shqipërinë time, kjo “gjëja” që gjen në të githa vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.
Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.
Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre.
Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali.
Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të zhveshur, të pafajshëm, të marrë.
Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti…
Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme.
Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e “shitshëm” për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.
Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut.
E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve.
Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj.
Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe.
I couldn’t care less of your dismissiveness. I accuse you.
Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes”, shkruan ajo.(TemA)