Ballina Aktualitet Lajme KA NDËRRUAR JETË AKADEMIK BLLAZHE RISTOVSKI, AUTORI I ENCIKLOPEDISË KONTROVERSE

KA NDËRRUAR JETË AKADEMIK BLLAZHE RISTOVSKI, AUTORI I ENCIKLOPEDISË KONTROVERSE

Ka ndërruar jetë sot në moshën 87 vjeçare anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (AMSHA), akademik Bllazhe Ristovski.

Një kohë të gjatë ka drejtuar Institutet e folklorit dhe më pas të historisë. Në vitin 1991-1992 ishte nënkryetar i Qeverisë së parë pas pavarësimit të vendit nga ish-Jugosllavia. Më pas kalon si anëtar i ASHAM. Akademia e Shkencave e Republikës së Maqedonisë vuri në qarkullim në shtatorin e kaluar “Enciklopedinë e Maqedonisë”, Shkup 2009, botuar nën kryesinë e akademikut të saj, Blazhe Ristovski.

Kjo enciklopedi hasi në kritika të ashpra për shkak të përmbajtjes fyese dhe të pavërtetave të mëdha për shqiptarët dhe historinë e tyre. Në këtë botim për shqiptarët thuhej se janë “njerëz mali, njihen si shiptari, arnauti etj”. Gjithashtu, në enciklopedi thuhej se “shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe se me forcë kanë dëbuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre”.
Kuvendi i Akademisë atëkohë shkarkoi redaksinë për hartimin e Enciklopedisë dhe gjithashtu kishte vendosur ndalimin e shitjes së 1,500 ekzemplarëve të enciklopedisë kontestuese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews