Kryeministri Edi Rama ka aluduar se pas protestës së studentëve fshihet opozita. Përmes një statusi në twitter pasditen e së dielës ai tha se “frikë nga dialogu kanë politikanët që presin ti nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart”.
Kujtojmë se ishte Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit, e cila iu drejtua studentëve 3 ditë më parë për “negociata”. Më pas ftesa u moderua dhe studentët u ftuan nga Rama për “dialog”. Por edhe kjo ftesë e Kryeministrit u refuzua nga studentët. Në përgjigje të tyre, Rama shkruan:
“Negociata?Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”
Negociata?🤔Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart😊Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?😉
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2018