Gjatë natës së kaluar, rreth orës 1 e 20 minuta, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçarja me inicialet M.L. nga Tetova, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë metalike të ndriçimit publik.
Gjatë aksidentit M.L. ka pësuar dëmtime trupore dhe është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Grupi hetimor i policisë ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Ballina Aktualitet Lajme Tetovarja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit publik