Është ky fenomen i cili po përhapet jo vetëm në Gostivar, por edhe ne të gjithë Republikën e Maqedonisë. Rinia po migron në vendet evropiane. Ata po lënë këtu gjithçka, duke u nisur nga familja, miqtë, shtëpitë, madje edhe punën.
Ata po lënë Atdheun… atë Atdhe që të parët tanë luftuan për ta mbrojtur, kurse të rinjtë e kohës sodit po e lënë me vetëdëshirën e tyre. Ku qëndron problemi?! Pse po ndodh ky kaos me rininë tonë të çmuar dhe shumë të dashur?! A do të del dikush i cili do të jep llogari për këtë fenomen?!
Politika… ah ky emër i mallkuar po shkatërron çdo gjë në vendin tonë…! Rini, ju lutem, si shoku juaj, ju lutem si Shqiptarë, mos i lëshoni vendet dhe mos lëshoni kurrë shtëpinë tuaj! Është koha që ti themi jo këtij fenomeni keqbërës që po shkatërron vendet tona.
Është koha të bëhemi të gjithë së bashku për të mirën e vendit tonë. Është koha të bëhemi bashkë të ndalim lotin e çmuar të prindërve të cilët me mallëngjim shikojnë fotografitë e djemve të cilët kanë ikur largë në mërgim.
Të bëhemi bashkë të punojmë që në vendin tonë të krijojmë kushte më të mira për gjeneratat të reja. Të bëhemi bashkë të ndalim lotin e mallëngjimit për këtë vend që na e lanë të parë tanë.
Për fund, me lotë në sy, kërkoj nga udhëheqësit e këtij shteti, kërkoj nga organet kompetente të hapin sytë, të realizojnë premtimet e tyre dhe të mundohën ta mbajnë rininë këtu. Ose përndryshe ky shtet dhe këto vende të bekuara fatkeqësishtë do të fundosen. Edhe një herë përsëri lus rininë të bëhemi bashkë, sepse ne meritojmë, dhe dijmë të mbrojmë dhe veprojmë në vendet tona…!
Albion Iseini