Është mbyllur me një incident të vogël fjala e gjatë e mbajtur nga kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e sotëm të PD-së.
Në fund të fjalimit, mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha nuk ka qenë fort i kujdesshëm ne momentin kur ka zbritur nga tribuna.
Në një moment në zbritje nuk ka vënë re pjesën e platformës së ngritur dhe i janë marrë këmbët:
Ndërkaq, ka reaguar kryeministri Edi rama përmes një postimi në instastory ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit videon e incidentit.
“Pse mer e keni zgju herët sot, po o gjynaf mer”, shkruan Rama.