Ndërkohë që të gjithë shqiptarët po shikojnë si një prej shpresave për këtë kohë të vështirë ikjen drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, një biznesmen shqiptar që prej vitesh ushtron aktivitetin e tij në atë vend, ka zgjedhur Tiranën si ‘stacionin’ e tij të investimit.
Vitet e fundit ai, jo vetëm që ka hapur një biznes në Tiranë, por pak kohë më parë arriti të realizojë edhe një apartament luksoz në kryeqytet, ku falë ndihmës së arkitektit ka mundur që të realizojë një mrekulli.
https://youtu.be/HKoYf8tx2Hs
Apartamenti me sipërfaqe 140 metra kartot ka tre dhoma gjumi, dy banjo, dy ballkone, dhe një dhomë ndenjjeje të lidhur me një kuzhinë luksoze.
Por dora e arkitektit dhe fantasia e biznesmenit i cili ishte i frymzuar edhe nga modeli gjerman i shtëpive, bënë një apartamenti të jetë një kryevepër në mes të Tiranës, raporton “Mapo.al”.
Edhe pse realizimi i tij ende nuk ka përfunduar deri në detajet minimale, “Mapo.al” sjell këtë fotogaleri nga puna e bërë nga arkitekti në këtë apartament në qendër të Tiranës./Përgatiti: E. Koçi/Mapo.al/