Në qoftë se keni ndërmend të bëni pazaret e fundjavës, nuk duhet të ngurroni aspak të fusni në shportën tuaj ushqimorë lakrën e bardhë, super ushqimin e dimrit që duhet ta hanë çdo fëmijë dhe i rritur. Lakra është e pasur me vlera ushqyese ku përmendim : vitaminën A, B, C dhe E, antioksidantë të ndryshëm, përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, fibra të tretshme në ujë etj.
Lakra është perime me gjethe e ulët në kalori, por e pasur me vlera ushqyese, të cilat ju japin përfitime të shumta shëndetësore, pavarësisht formës si e hani (të gatuar, në trajtë sallate apo edhe të shtrydhur si lëng). Në artikullin e sotëm Living, do t’ju njohë me vlerat ushqyese të lëngut të lakrës së bardhë, duke ju ftuar ta provoni sa më parë.
Ka shumë vite që studimet e ndryshme kanë evidentuar vetitë kurative të lëngut të lakrës së bardhë, që nuk kufizohen vetëm në shërimin e ulcerës por, në të gjithë aparatin tretës. Kombinimi i substancave antiinflamatore, antioksidantëve dhe aminoacidit glutaminë, ofrojnë mbrojtje për të gjithë shtresën e sipërfaqes së aparatit tretës duke rritur aftësinë rigjeneruese të qelizave të mukozës së stomakut.
Forcon sistemin imunitar: Lëngu i lakrës stimulon qelizat T, të cilat janë përgjegjëse për mirëfunksionimin e sistemit imunitar të trupit. Ky lëng gjithashtu largon simptomat e alergjive.
Lufton aneminë: Ky lëng është i mbushur me sasi të mëdha të acidit folik, i cili stimulon krijimin e qelizave të reja të gjakut në trup. Kjo është arsyeja pse lëngu i lakrës, i papërpunuar është i rekomanduar si një trajtim natyror kundër anemisë.
Lufton kancerin: Një nga përfitimet më të mëdha që lëngu i lakrës ofron, janë efektet e saj të vlefshme për parandalimin dhe trajtimin e disa llojeve të kancereve. Përmbajtja e sulforafaneve në lakër pengon karkinogenet të sulmojnë qelizat e shëndetshme. Për më tepër, parandalon kancerin e stomakut, të gjirit, zorrës së trashë dhe kancerin e prostatës. Lëngu i lakrës gjithashtu nxit shërim të shpejtë pas trajtimeve të kancerit, sepse stimulon procesin vetë-shërues të trupit.