Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”. Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.
Lista në rend alfabetik:
Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:
Adriatike Lami – “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books), Entela Tabaku – “Poemë e huaj”; (Pegi), Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj), Kim Mehmeti – “Anemona”; (Naimi), Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)
Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:
Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto; (Dudaj), Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; (Odeon), Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi), Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe), Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin; (Onufri)