Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës zhvilluan një takim me përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Ishte ky një takim efektiv në shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta në fushën e ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore, takim që do të sjellë bashkëpunime të reja në të ardhmen.
Nënshkrimi i kalendarit kulturor vjetor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është një ndër nismat e rëndësishme të ndërmarra prej dy shteteve në fushën e trashëgimisë kulturore./atsh