Kujdesi për zemrën gjatë dimrit
Sëmundjet kardiake shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë. Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë. Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë. Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.
Ushqimet
Studiuesit i kanë klasifikuar disa ushqime si aleate të sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, përdorimi i këtyre ushqimeve, që më së shumti janë fruta dhe perime siguron një zemër të “fortë” dhe një qarkullim të mirë të gjakut. Gjaku është lëngu jetësor për të gjithë ne. Nga ky lëng varet gjithçka në shëndetin tonë, madje dhe vetë jeta jonë. Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar. Gjaku (latinisht Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban rreth 5-6 litra gjak. Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocite (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45 për qind, kurse pjesa lëngët 55 për qind. Eritrocitet përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë hemoglobina përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një kompleks. Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh si: Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit); Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së); Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës).
Shega
Lëngu i shegës është një mjet mjaft i mirë për të nxitur qarkullimin e gjakut. Përdorimi i këtij lëngu rekomandohet kryesisht tek personat që kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm.
Karotina
Karotina është vitamina që të forcon zemrën. Ajo gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet me lëkurë ngjyrë portokalli, si dhe tek spinaq. Por më shumë karotina gjendet tek karotat dhe domatet, por edhe tek pjepri, kungulli, patatet dhe pjeshkat. Kjo vitaminë, karotina është gjithashtu e domosdoshme edhe për sytë.
Ananasi
Ananasi është një tjetër frut që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur si frut me vitaminë C. Një studiues amerikan thotë që ai që ha 250 gram ananas në ditë, dhe kështu ai ka përmbushur domosdoshmërinë e duhur të asaj ditë me vitamina.
Molla
Përdorimi i mollës ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak. Molla bën një ulje të dukshme të kolosterinës në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale. Më specifike për këto lloj sëmundjesh është molla e ngjyrës së gjelbër.
Bananet
Bananet janë një tjetër ushqim shumë i mirë për të luftuar sëmundjet e zemrës. Ato janë shumë të rëndësishme kundra hemorragjisë cerebrale, ulin tensionin e lartë të gjakut, zbusin urthin e stomakut, ndihmojnë kundra diarresë. Në qoftë se, vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të bananes. Dielli, është ai që e ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.
Manaferra
Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra). Çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e çdo njeriu. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
Fiqtë
Fiqtë kanë vlera shumë të mëdha për uljen e tensionit të lartë. Po ashtu, fiqtë rregullojnë kolosterinën në gjak. Fiku, është një burim fantastik i vitaminës B6, që nuk mund të gjendet lehtë. Gjithashtu, edhe njerëzit me mbipeshë, duhet të jenë përdorues të fikut. Fiku, përmban si frut, shumë kalium dhe është një ndihmë për tensionin e lartë.
Pjepri
Pjepri është një tjetër frut që ka ndikime pozitiv në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pjepri ka vlera të mëdha për uljen e tensionit, minimizon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit. Pjepri, është fruti që arrin të kontrollojë tensionin si dhe të ulë kolosterinën në gjak.
Mandarinat
Mandarina ndikon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në frutin e vogël me origjinë nga Kina, fshihen shumë veti. Ashtu si dhe portokallet, mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitamine C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin, që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A.
Hudhrat
Hudhrat janë një mbrojtje e madhe ndaj çdo lloj sëmundjeje zemre dhe për tensionin. Gjithashtu, hudhrat janë mjaft të efektshme për të ulur vlerat e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra, është vëne re që njerëzit që përdorin rregullisht hudhrën sëmuren shumë rrallë nga sëmundjet e zemrës apo të zorrëve.
Fasulja
Fasulja është një ushqim shumë i mirë për të gjithë diabetikët, pasi stabilizon vlerat e sheqerit (diabetit) dhe ul vlerat e kolesterinës. Përdorimi i 250 gramëve në ditë, ulin vlerat e kolesterinës në gjak, brenda 6 javëve në 10 për qind dhe duke u arritur kjo, ulet dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Bizelja
Bizelja ndihmon në uljen e koleterinës në gjak. Kjo ndodh për shkak të një përmbajtjeje në bizele në formën e një pigmenti. Bizelja, përmban shumë vitaminë C dhe kjo gjendet vetëm në bizelen e freskët dhe jo në atë të konservuar në të cilën humbin komplet vlerat e saj. Një studim tregon që përdorimi i 125 gramë bizeleve në ditë janë metoda më e mirë në uljen e ankesave ndaj pacientëve të zemrës.
Vaji i ullirit
Vaji ullirit është një mrekulli për zemrën. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Qumështi
Qumështi është një tjetër ushqim i mirë për sëmundjet e zemrës, por për të kuruar këto probleme rekomandohet ai pa yndyrë. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Sidomos, nëse flasim për qumësht të mirëfillte nga bagëtia. Kjo yndyrë do të ndikonte në rrezikshmëri për bllokim arterieje. Në kohët e sotme ekziston mundësia e konsumimit të një qumështi me yndyrë të reduktuar.
Patatja
Patatja është një ushqim shumë i mirë për parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe më rëndësishmja ajo të mbron nga dëmet që ka shkaktuar nikotina si pasojë e pirjes së duhanit. Patatja përmban shumë vlera ushqyese si: kalori, potasium, karbohidrate, yndyrë, fibër, vitaminë C, karotinë, hekur, kalcium.
Qitro
Qitro ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij ai jo vetëm tret yndyrat, por rregullon dhe qarkullimin e gjakut. Qitro lufton trigliceridet, është antioksidant, përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut. Redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë.
Limoni
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Në të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe këshillohet që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.
Ginsengu
Biomolekulat parësore të Ginseng-ut, janë saponinat të quajtura ginsenoside (rreth 25 të tilla) të cilat frenojnë oksidimin e lipideve duke bërë kështu oksidimin yndyror. Ato pengojnë në muskulin kardiak dhe në mëlçi koagulimin, ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit si dhe stimulojnë sistemin imunitar.
Omega 3-6-9
Acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë.
Qepët
Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzimë të fuqishme që luftojnë kancerin, konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtra.
Kivi
Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë kalium. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.
Spinaqi
Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.