Ballina Kronika Padi penale tetovarit për eksploatim të paligjshëm të zhavorrit

Padi penale tetovarit për eksploatim të paligjshëm të zhavorrit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër ndërmarrjes “Golec Trans” nga Zhelina dhe A.L. (65) nga fshati Zhelinë për kryerjen e veprës penale “eksploatim i paligjshëm i resurseve minerale”.

Më 27.11.2018, në fshatin Siriçinë të Tetovës, në vendin e quajtur “Leske”,në pronën e të akuzuarit të dytë, i cili është menaxher i kësaj firme, nga ana e efektivëve të policisë janë gjetur mjete të gërmimit dhe të ngarkimit të lëndës së parë minerale – zhavorrit, për të cilën firma (personi i parë juridik) nuk kishte koncesion adekuat nga Ministria e Ekonomisë.