Hendbollisti i Maqedonisë, Stole Stoilov ka braktisur manifestimin e organizuar nga ana e Agjensionit për Rini dhe Sport, që sonte ndau çmimet për më të mirët për vitin që jemi duke lënë pas, njofton ‘infOSport.mk’. Arsyeja ka qenë përdorimi i gjuhës shqipe, gjë kjo që i kishte penguar këtij ‘burri’ dhe i nervozuar, madje duke përplasur derën në dalje, kishte lëshuar këtë manifestim, përcjell albinfo.ch.
E gjithë kjo kishte ndodhur në fillimin e kësaj gala mbrëmje, kur dy çmimet e para iu ishin ndarë sporteve nga shkollat fillore dhe të mesme, e që me plotë meritë iu kishin takuar, atyre nga Çairi dhe Tetova.
Përfaqësuesi i shkollës së mesme ekonomike Bujar Ibraimi, ndryshe profesor i sportit dhe kryetar i Lidhjes së Sporteve Komunale në qytetin e Tetovës, të pranishmëve u ishte drejtuar në gjuhën shqipe, ndërsa e gjithë kjo kishte nervozuar tej mase Stoilovin, i cili nuk kishte qëndruar dhe kishte lëshuar që para kohe këtë manifestim, në të cilin i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Vërtetë një gjest i shëmtuar nga një sportist që prezanton Maqedoninë edhe në arenën ndërkombëtare, e për më tepër që i njëjti merr përkrahjen edhe të ‘sportistëve’ tjerë, ku një ndër ata është edhe ish futbollisti i Rabotniçkit dhe Pobedës, Pançe Qumbev.