Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur për sa i përket botës së showbizit. Ai gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij dhe shpeshherë demaskon fenomene të ndryshme. Asnjëherë nuk nguron t`i thotë fjalët “pa dorashka” edhe nuk janë të pakët personazhet të cilët janë ngacmuar nga ai.
Olti së fundmi ka qenë i ftuar në emisonin “Mirage” ku i vënë në rolin e mësuesit duhet të vlerësonte me nota artistët shqiptarë për vitin 2018.
Në pyetjen për artisten e famshme, Elvana Gjata, Olti ka thënë fjalët më të mira për të dhe sigurisht e ka vlerësuar me notën 10.
“Elvana Gjatës do t’i vendos 10 menjëherë sepse e meriton dhe personalisht mendoj se është një ndër këngëtaret më punëtore, më këmbëngulëse, më ambicioze që ka tregu i muzikës moderne shqiptare”.