Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani në teren edhe gjatē natës për të ndjekur punimet për riparimin e ujësjellësit të fshatit Vrapçisht.
Vazhdojnë punimet për riparimin e ujësjellësit të fshatit Vrapçisht edhe gjatë natës pasi që defekti ishte shum i madh dhe riparimin i tij kërkon kohë më të gjatë.
Punimet do të vazhdojnë deri sa ky problem të tejkalohet.
Të nderuar banorë të fshatit Vrapçisht.
Përshkak të defektit në rrjetin kryesor të ujësjellësit të fshatit Vrapçisht, ka mungesë të ujit në fshat.
Ndërmarrja komunale gjendet në teren dhe merret me menjanimin e defektit por pas zgjidhjes së problemit gjatë ditës së djeshme, përsëri pati defekt në po të njejtin rrjet, të cilin tanimë ekipet po punojnë në teren dhe mundohen maksimalisht që të zgjidhet problemi.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.