Plaku u përplas dje në rrugën regjionale Tetovë – Pirok, informojnë nga MPB.
Sipas policisë, fatkeqësia e trafikut ndodhi rreth orës 17 e 15 minuta në pjesën e rrugës që kalon nëpër Reçicë të Madhe. Personi me inicialet P.E. (45 vjeç) nga Reçica e Vogël, duke drejtuar automjetin “Sat Leon” ka përplasur këmbësorin A.A. (73 vjeç) nga Reçica e Madhe, transmeton Tetova News.
Pas fatkeqësisë, A.A. u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik në Tetovë, ku për shkak të seriozitetit të plagëve të pësuara u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Grupi hetimor ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti./TetovaNews
- Shenjat që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë
- Protestë në Venecia për dasmën 10 milionë dollarëshe të Jeff Bezos
- Lajm i trishtë: Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj nga Kosova
- Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare këngëtarja dhe kompozitorja e njohur turke Şimal Gülen
- Gazetari që kërkoi “eliminimin” e kolegëve, Nexhat Behluli ftohet si i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve
LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale