Të dashur qytetarë,
Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe orët e pasdites së sotme, me ç’rast kanë vështirësuar qarkullimin thuajse në të gjitha vendbanimet e komunës së Zhelinës.
Megjithatë, pavarësisht reshjeve intensive, Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me ekipet e angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora, vazhdon të monitorojë gjendjen dhe të sigurojë mirëmbajtjen e rrugëve me qëllim që rrugët të jenë të kalueshme.
Dëshirojmë që t’ju sigurojmë se jemi duke e përcjellur situatën në terren dhe se janë ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme edhe nga kontraktorët.
Apelohet që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në akset malore dhe të shfrytëzojnë pajisjet adekuate që lehtësojnë komunikacionin.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin!
Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim