Ballina Argëtim Showbiz “Rri më shumë me burrat e shoqeve”, habit këngëtarja shqiptare (VIDEO)

“Rri më shumë me burrat e shoqeve”, habit këngëtarja shqiptare (VIDEO)

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të përfolura të showbizit shqiptar. Shumë e komentuar për format e saj seksi dhe për thashethemet me ish të dashurin e Morena Tarakut, Fjolla Morina na tregon se është krejt ndryshe nga sa e mendojnë të tjerët.

E ftuar në emisionin “Thumb” në Abc News, Fjolla thotë se nuk është tipi që iu vjedh burrat të tjerave, duke iu referuar kështu rastit të Morena Tarakut, pasi mediat rozë aluduan për një lidhje me ish të dashurin e saj. Madje, ajo thotë se shumicën e kohës e kalon me burrat e shoqeve të saj.

“Unë nuk jam ai tipi që u marr burrin, ndoshta mund të dukem pak kështu por në realitet jam një njeri krejt tjetër. Unë kam shoqet e mia dhe më shumë rri me burrat e tyre sesa me ato. Përderisa rri me burrat e tyre ata e dinë shumë mirë se kush jam unë“, shprehet këngëtarja.

Përveç kësaj, Fjolla Morina thotë se është arrogante dhe e ndrojtur. Madje e ka bezdi edhe kur në lokal e shikojnë meshkujt. Sikur të mos mungonin këta të fundit, Fjolla ka edhe femra që e ngacmojnë.

“Unë jam një tip shumë arrogante. Unë jam shumë e ndrojtur jam shumë e tërhequr. Jam ekstremisht e tërhequr. Ndodh që kur jam në kafe me shoqet i them që spostohu pak që të mos më shikojë ndonjë tip përballë. Mua tek mashkulli më pëlqen burrëria, nuk i shikoj nga fiziku. Nuk jam si shumica e vajzave që thonë shikoje sa i bukur që është. Por ka edhe vajza që më ngacmojnë dhe më dërgojnë video seksi“. /tvklan.al