Fjolla Morina dhe Tuna nuk kanë një marrëdhënie aspak të mirë me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi në vitin 2014 ku Tuna me këngën “MMV” i bëri diss estradës.
Fjolla, e cila e mori personale, iu kundërpërgjigj duke publikuar këngën “Queen”. Ajo e bëri mjaft të qartë që projekti i saj më i fundit muzikor i drejtohej Tunës.
Pas 5 vitesh këngëtaret ende i kanë raportet e acaruara. E ftuar në “Thumb”, Fjolla ka bërë deklaratën e fortë duke u shprehur se nuk do flasë kurrë me Tunën.
“Unë me Tunën kurrë s’kam pasur raporte dhe as do kem ndonjëherë. Njerëzit që kanë probleme me të gjithë, unë nuk i vlerësoj”, u shpreh Fjolla.