Faniya Khaliullova,, një këngëtare mjaft e njohur ruse ndërroi jetë pasi pësoi sulm në zemër teksa perfomonte në skenë. Në videot e postuara online duket se këngëtarja rrëzohet papritmas në skenë. Edhe pse 53-vjeçarja u nis me urgjencë drejt spitalit, nuk mundi të mbijetonte.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.
“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova./E.M
https://youtu.be/kMM0_atrkqM