Prej disa ditësh në media, po qarkullon lajmi se Victoria dhe David Beckham kanë ndikuar që djali i tyre Brooklyn të mos dalë me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën.
Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare Victoria nuk e aprovoi asnjëherë afrimitetin mes Ritës dhe djalit të saj, të cilin e zbuloi në maj të vitit 2017.
Në atë kohë Brooklyn ishte vetëm 18-vjeç dhe dyshohet se mes tij dhe këngëtares pati edhe disa momente intime para se prindërit e tij t’i ndanin.
“Daily Mail” shkruan se një burim ka thënë për ta:
Ajo nuk donte që djali i saj të merrte një rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të dilnin së bashku. Kështu që ata e larguan Brooklyn nga ajo dhe e këshilluan të mos flisnin më.”
Po sipas këtij burimi David dhe Victoria nuk do e miratonin kurrë një lidhje të tillë mes djalit të tyre dhe Rita Orës.