Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar qëndrimet e partive opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA lidhur me zgjedhjet presidenciale, pas deklaratës së kreut të BDI-së për shqyrtimin e opsionit për një kandidat të përbashkët shqiptar.
Ja postimi i tij në facebook:
Me dëshpërim të madh i lexova qëndrimet përbuzëse dhe përjashtuese të partive opozitare shqiptare të cilat nxituan me vrap të minojnë një dorë të shtruar shumë sinqerisht dhe me dashamirësi nga ana jonë për zgjedhjet presidenciale.
Vlerësimin më të mirë e japin qytetarët në vazhdimësi, megjithatë mua më vjen shumë keq për mungesën e qëndrueshmërisë të politikave tek partitë opozitare shqiptare.
Kërkojnë përfillje dhe përfshirje, ndërsa më pas ofendojnë dhe refuzojnë.
Uroj që ta tejkalojnë vetën për të mirën e tyre fillimisht, por edhe të qytetarëve.”, ka shkruar Artan Grubi.