Ndër të 14 personat që humbën jetën nga aksidenti me autobus në autostradën Shkup-Tetovë është edhe një fans i madh i Jelena Karleushës, thotë këngëtarja serbe, e cila sot shprehu ngushëllimet e saja për familjet si dhe për këdo që humbi dikë dje, njofton TetovaSot.
“Në aksident të tmerrshëm në Maqedoni, 14 vetë humbën jetën. Midis tyre ishte Bobani, fansi i imi, i cili më dha shumë dashuri dhe mbështetje. Boban, faleminderit. Do të jesh përgjithmonjë në zemrën time. Ngushëllime për familjen. Ngushëllime për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre”, shkroi këngëtarja./TS