Ndahet nga jeta bashkëshortja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Sadije Agolli.
E veja e poetit të shquar të letrave u nda sot nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Gazeta “TemA” ka konfirmuar lajmin e vdekjes së saj.
Ajo ndërroi jetë sot në spital, pas një hemoragjie cerebrale.
Prej momentit të ndarjes nga jeta të Dritëroit, Sadija kaloi një perjudhë mjaft të rënduar shëndetësore duke e përjetuar me vështirësi.
Sadije Agolli ka qenë gazetare dhe redaktore për vite me radhë duke i dhënë një kontribut të madh publicistikës shqiptare.
Në rrëfimin e saj të fundit për media, bashkëshortja e Dritëroit shprehej:
“Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur”, shprehej Sadija.
Një nga amanetet e fundit të bashkëshortes së Dritëroit ka qenë kthimi në muze i shtëpisë në vendlindjen e shkrimtarit në Menkulas të Devollit. (TemA)