Ballina Argëtim Jetë & Stil Tirana, qyteti me cilësinë e jetës më të ulët në Europë

Tirana, qyteti me cilësinë e jetës më të ulët në Europë

Indeksi i përvitshëm i kompanisë këshilluese Mercer, që bën vlerësimin e cilësisë së jetës duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme, e rëndit kryeqytetin shqiptar në vendin e 175-të nga 231 qytete kryesore në botë, në vitin 2019.

Sipas kësaj renditjeje, Tirana është e fundit në rajon e në Evropë për cilësinë e jetës. Përllogaritja bëhet duke analizuar 38 kritere të ndryshme ndërmjet të cilave edhe mjedisin politik e shoqëror, mjedisin ekonomik, atë socio-kulturor, shërbimin mjekësor, arsimin, shërbimet publike, mallrat e konsumit dhe strehimin. Gjithsesi Tirana është ngritur një vend më sipër krahasuar me vitin e kaluar.

Qyteti më i mirë për të jetuar në botë vijon të jetë Vjena e Austrisë, e ndjekur nga Zyrihu në Zvicër, Mynih në Gjermani, Vancouver në Kanada, Auckland-Zelanda e Re, Düsseldorf e Frankfurt-Gjermani, Kopenhagen-Danimarkë, Gjeneva e Basel në Zvicër. Listën e qyteteve më të këqija në botë për të jetuar e mbyll Bagdadi në Irak./Opinion.al