Kjo është një skenë e pazakontë e filmuar në Indonezi. Në një fushë futbolli shihen 8 futbollistë profesionistë që luajnë kundër 380 fëmijëve.
Ndeshja e çuditshme u zhvillua në Padang. Tetë lojtarë të Semen Padang FC të Liga 2 përballen me një tufë fëmijësh.
Rreth 380 fëmijë u rreshtuan në fushë për tu përballur me garën e vështirë dhe nuk kishte pothuajse asnjë vend për të lëvizur në fushë.
Takimi dramatik prej 10 minutash përfundoi me rezultatin 1-1, duke dëshmuar ndoshta se sasia mund të jetë po aq e vlefshme sa cilësia.