Martesa nuk është e thënë të përfundojë gjithmonë e lumtur dhe historia e një çifti shqiptar në Itali e vërteton më së miri këtë. Pas shumë vitesh së bashku, një shqiptar xheloz për bashkëshorten e tij, e ka përndjekur dhe kërcënuar atë me jetë.
Këto kanosje i kanë kushtuar atij dënimin me dy vite burg, por rrëfimi i gruas është ai që ka marrë vëmendjen e mediave italiane.
Ajo ka treguar se ka jetuar makth për shumë kohë, pasi përndiqej nga burri deri në divorc. Ai e akuzonte për tradhti, me së paku 4 persona, mes të cilëve edhe me kunatin.
Ndërkohë, gruaja e tij i ka mohuar të gjitha duke thënë se burrat e tjerë për të cilët akuzohet as i njeh fare.
“K*urvë e keqe, e bën edhe me kunatin tënd”, është një nga mesazhet që gruaja ka treguar gjatë denoncimit të saj në polici.
Ndërkohë, që në Facebookun e së motrës, ka mbërritur një mesazh nga ana e burrit dhunues, i cili i tregon se gruaja e tij shkon me burrin e saj.
Ai e ka kanosur vazhdimit edhe duke i thënë se “unë mund të bëj 10 vjet burg, por ti nuk ke për të qenë e askujt tjetër”.
Ai ka kërcënuar e do të vrasë edhe mikun e familjes, kunatin dhe gjithë dashnorët e tjerë të gruas. Vetëm pak pas kësaj, kunatit i është djegur makina, dhe hetimet e lidhin me këtë kërcënim.