Morena Taraku mbrëmë ka festuar 26 vjetorin e lindjes.
Përveç party-t të çmendur në një bar, ish-missi dhe këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me fansat një foto përvëluese në Instagram si për të treguar se e gjithë vëmendja duhet të shkojë te vajza e ditëlindjes.
Nga Turqia ku ka festuar me shampanjë, Morena tronditi rrjetin me imazhin e saj, ku duke marrë rreze dielli vë në pah gjoksin e saj, që duket bombastik.
“Gëzuar 26”, ka shkruar ajo pranë fotos.