Aktorja Charlize Theron është e hapur për një marrëdhënie të re, por duhet një mashkull që të hedhë hapin e parë.
43-vjeçarja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, duke theksuar se është single prej 10 vitesh. Theron ka theksuar se meshkujt nuk bëjnë asnjë hap para, pasi tremben nga ajo.
“Unë jam beqare prej 10 vitesh. Dikush duhet të hedhë hapin e parë dhe të afrohet. Jam shumë e gatshme për një lidhje”, ka thënë aktorja bukuroshe.
Mirëpo, në fakt sipas kronikave rozë, Charlize në vitin 2015 u lidh me Sean Penn dhe po në atë vit ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre.