Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova sot pati takime me qytetarët në Komunën e Karposhit, të cilët i falënderoi që e mbështetën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me çka, siç tha, i dhanë forcë plotësuese që të fitojë, me qëllim që drejtësia të mbisundojë në shtet.
“Duhet që në rundin e dytë në mënyrë plotësuese të inkurajohemi, të bisedojmë me miqtë tanë të cilët kanë arsye të ndryshme për bojkotimin e zgjedhjeve. T’ua sqarojmë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. T’i bindim të dalin dhe të votojnë për të drejtën dhe drejtësinë në Maqedoni”, tha Siljanovska.
Paralajmëroi se për këtë qëllim do të bisedojë personalisht me njerëzit nga “Bojkotoj”, si edhe me të gjithë qytetaret dhe qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe ndonjë përkatësie tjetër.
“Forca e argumenteve duhet të fitojë. E vërteta është në anën tonë. Duhet ta sjellim të drejtën dhe drejtësinë në Maqedoni. Është koha!”, porositi Siljanovska para qytetarëve të Komunës Karposh të Shkupit.