19 dënime janë dhënë në gjyqin ndaj 25 të pandehurve të përfshirë në trfikun e drogës, të cilët u arrestuan në kuadër të operaionit “Stammer 2-Melina”. Grupi prej 25 personash trafikonte marijuanë nga Shqipëria në Itali.
Hetuesit italiane kanë zbuluar se bandat e trafikut të lëndëve narkotike në Shqipëri bashkëpunonin me ato të Italisë. Dënimet më të larta janë dhënë për ata që cilësohen “koka të grupeve kriminale” Gianfranco Contestabile dhe shqiptarin Shefik Muho, 34 vjeç, shkruajnë mediat italiane.
Përpos tyre, 18 vjet burg janë dhënë për Indrit Bujën, 37 vjeç, tjetër shqiptar. Salvatore Pititto 52 vjeç u dënua 12 vjet burgim. Dënime me 11 vjet burgim janë dhënë për Elvis Hajdinin dhe Giovanni Pastorello, përkatësisht 25 dhe 59 vjeç. Massimo Pannaci, 52 vjeç Vibo u dënua me 10 vjet burg, plus me një gjobë prej 40 mijë euro, raporton Gazzetta Del Sud.
Ndërkohë, 9 të pandehur të tjerë janë dënuar me nga 4 vjet burgim. Antonio Massimiliano Varone, 44 vjeç Mileto u dënua me 4 vjet heqje lirie dhe gjobë 24 mijë euro. Fortunato Baldo, 23 vjeç u dënua 4 vjet dhe pagoi gjobë 20 mijë euro; Francesco Colangelo pagoi 18 mijë euro gjobë etj. Të gjithë janë shtetas italianë.
Së fundi, tre të pandehur të tjerë u dënuan me tre vjet e katër muaj dhe me një gjobë prej 12,000 euro secili: Të tre janë italianë. Të dënuar kanë përfunduar edhe italianë të tjerë të organizatës. Droga e kishte origjinën nga Shqipëria.