Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 8 në 10 persona në rang botëror, kanë vuajtur qoftë dhe një herë të vetme nga dhimbja e mesit. Dhimbja e mesit prek pothuajse të gjitha moshat, por shpeshtësia e saj ndryshon në grupmosha të ndryshme. Dhimbjet e mesit shfaqet në të gjitha moshat, pavarësisht se është më e shpeshtë në moshën e mesme, kjo për shkak të sforcimeve fizike që përballet kjo moshë. I sëmuri që ka ose ka pasur lumbago (dhimbje mesi) është i ekspozuar ndaj manifestimeve të dëmtimeve të disqeve lumbare, shiatikut apo dhe lumbago kronike etj. Për këtë arsye po ju sjellim ëshillat e mjekësisë popullore për të kuruar dhe parandaluar sëmundjet e shpinës. Gjithashtu në këtë suplement do të mësoni për cirrozën e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë. E ndërkohë specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Me këtë rast në këtë suplemente do të gjeni edhe ilaçet se si kurohet diabeti.
Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini
Mund të jetë e lodhshme dhe e mërzitshme ose të ketë nevojë për përkujdesje. Sido që të jetë një dhimbje shpine mund ta bëjë vërtet të vështirë përqendrimin në punë.Profesione të tilla si infermier, ndërtues ose punëtor fabrike do të thonë kërkesa për shpinën tuaj. Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës:
Forca
Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda.
Përsëritja
I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t’ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshij¬në tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.
Qëndrimi i trupit
Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion.
Stresi
Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t’ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës.
Si t’i shmangim dëmtimet
Gjëja më e mirë në parandalimin e dëmtimeve të shpinës është të jeni të përgatitur më së miri dhe të ndërmerrni disa hapa për ta bërë vendin ku punoni një mjedis sa më të sigurt që të jetë e mundur.
Jini të përgatitur
Edhe nëse lëvizni sa andej-këtej në punën tuaj dhe ajo kërkon ushtrime fizike, ju keni nevojë të ushtroheni. Ushtrimet sistematike mund të jenë gjëja më e mirë për të mbajtur një shpinë të shëndetshme. Para së gjithash, duhet të mbani peshën në kontroll të vazhdueshëm. Një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë stresi n në shpinën tuaj. Mund të bëni ushtrime specifike forcuese dhe tendosëse, që kanë objektiv muskujt e shpinës suaj. Ushtrimet sistematike mund të rrisin gjithashtu lakueshmërinë e trupit. Muskuj të fortë dhe të lakueshëm mund të mbajnë shpinën tuaj në formë të shkëlqyer. Tregohuni të kujdesshëm ndaj qëndrimit, pasi një vendosje jo e duhur e trupit mund të stresojë shpinën. Kur përkuleni ose qëndroni me shpinën shtrembër, ju ekzagjeroni linjat natyrale të shpinës. Pozicione të tilla mund t’ju udhëheqin drejt lodhjes së muskujve, ndërsa qëndrimet e mira shtendosin muskujt dhe kërkojnë përpjekje minimale për të balancuar trupin.
Qëndrimi në këmbë
Nëse qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, lëreni të pushojë njërën këmbë në një stol, ose në një kuti herë pas here. Ndërsa qëndroni në këmbë, mbajeni materialin që lexoni në nivelin e syve. Mos u përkulni përpara se të bëni punë zyre ose krahu.
Qëndrimi ulur
Për të ndihmuar në rehati dhe në një qëndrim, zgjidhni një karrige ku të mbështesni shpinën tuaj. Rregullojeni karrigen në mënyrë që këmbët të qëndrojnë rrafsh me dyshemenë. Nëse karrigia nuk e mbështet fundshpinën tuaj, vendosni një jastëk të vogël pas saj. Mënjanoni objekte të rënda, si kuletën, në xhepin tuaj të pasmë kur jeni ulur, sepse prishin ekuilibrin e fundshpinës.
Ngrini ngarkesat siç duhet
Ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për të ngritur ose për të mbajtur një ngarkesë. Për të ngritur një ngarkesë në mënyrën e duhur, duhet të lini këmbët tuaja të bëjnë punën e tyre. Mbajini objektet pranë trupit dhe kërkoni ndih¬më, nëse ngarkesa është shumë e rëndë.
Përshtatni vendin tuaj të punës
Shihni strukturën e zyrës ose zonës tuaj të punës. Mendoni si mund t’i modifikoni punët e përsëritura për të pakësuar kërkesat fizike. Kujtoni që po përpiqeni të zvogëloni forcën, përsëritjen e veprimeve dhe të qëndroni të shëndetshëm, me një qëndrim të sigurt. Nëse pjesën më të madhe të ditës e kaloni duke u përgjigjur në telefon, provoni kufjet. Shmangni mbajtjen e telefonin mes veshit dhe shpatullës suaj, për të liruar një prej duarve për të bërë një tjetër punë. Nëse punoni në kompjuter, siguro¬huni që karrigia juaj të jetë vendosur në përshtatje me monitorin.
Përvetësoni zakone të shëndetshme pune
Tregoni kujdes rreth jush dhe njihni aftësitë e trupit tuaj në punë. Ndërmerrni këto hapa për të parandaluar dhembjet e shpinës.
Planifikoni lëvizjet tuaja
Organizoni punën tuaj në mënyrë që të eliminoni rrezikun e lartë, lëvizjet përsëritëse. Shmangni kërrusjet e panevojshme. Kufizoni kohën që kaloni duke mbajtur valixhe të rënda, çanta krahu apo çanta shpine. Nëse jeni duke mbajtur diçka të rëndë, merrni vesh saktësisht se ku duhet ta dorëzoni.
Dëgjoni trupin tuaj
Nëse ju duhet të qëndroni ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë, ndër¬rojeni pozicionin tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Në çdo 15 minuta merrni 30 sekonda pushim për t’u shtendosur, lëvizur ose për t’u qetësuar. Provoni të qëndroni lart kur përgjigjeni në telefon, shtendosuni dhe ndryshoni pozicion herë pas here. Nëse ju dhemb shpina, shmangni aktivitetet që e rëndojnë gjendjen e saj.
Zvogëloni rreziqet
Rrëzimet mund ta dëmtojnë seriozisht shpinën tuaj. Mënjanoni gjithçka që mund t’ju pengojë në vendin tuaj të punës. Punoni të koordinuar dhe në baraspeshë. Është mjaft e thjeshtë. Mund të bëni ushtrime baraspeshe për ruajtur njëtrajtshmërinë në këmbët tuaja.
Reduktoni stresin
Të qenit të stresuar shkakton tendosje të muskujve tuaj dhe kjo gjë mund t’ju bëjë më të prirur për dëmtimet e shpinës. Sa më shumë stres ndjeni, aq më pak e toleroni dhembjen. Përpiquni të zvogëloni burimet tuaja të stresit, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Zhvilloni mekanizma të bollshme në momentet kur ndiheni tmerrësisht të stresuar. Në këtë rast ju sugjerojmë të provoni ushtrime frymëmarrje¬je të thellë. Bëni një shëtitje ose flisni për problemet tuaja me një mik të besueshëm.
Çfarë i shkakton dëmtimet e shpinës?
Mjekët dhe shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për të gjitha shkaqet e dëmtimeve të shpinës. Në fakt, pjesa më e madhe e problemeve mund të jenë rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Faktorë si trashëgimia familjare janë të pashmangshme. Faktorë të tjerë si pesha, përshtatja dhe fleksibiliteti mund të kontrollohen duke ndryshuar stilin e jetës. Janë edhe disa faktorë që lidhen me punën, të cilët ju mund ose nuk mund të jeni të aftë t’i modifikoni për të parandaluar dëmtimet.
Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim.
Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.
Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore
Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.
Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.
2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:
– Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.
Dardha me veti kuruese
Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.
Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Përgatitja
Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).
Cirroza e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë
Konsumi i alkoolit shkaku numër 1 për problemet me mëlçinë
Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë.
Ndikimi
Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Alkooli metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në tre patologji të sëmundjeve të mëlçisë, të cilat në klinikën praktike mund të shfaqen së bashku në të njëjtën kohë, në të njëjtin pacient.Patologjia e parë është steatoza (dhjamosja e mëlçisë), e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo gjendje është e rikthyeshme në qoftë se pacienti ndërpret alkoolin. Megjithatë, dhjamosja e mëlçisë mund të çojë në steatohepatit, që është dhjamosje e mëlçisë e shoqëruar me inflamacion. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të mëlçisë dhe cirrozë.Patologji tjetër që mund të shfaqet është hepatiti. Alkooli mund të shkaktojë hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund të ndryshojë nga një formë e butë e hepatitit me teste anomale laboratorike, në një formë të ashpër më ndërlikime, si ikter (zverdhje e lëkurës shkaktuar nga mbajtja e bilirubinës), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmëria e mëlçisë), ascit (grumbullimi i ujit në bark), hemorragji nga variçet e ezofagut. Patologji tjetër që shfaqet është cirroza, që karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.
Dëmtimi
Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 10-35% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Pasojë e përdorimit pa kriter të alkoolit është dhjamosja e mëlçisë si pasojë e depozitimit të yndyrave në qelizën e mëlçisë dhe cirroza alkoolike që përfaqëson një dëmtim terminal të mëlçisë. Steatoza e mëlçisë, ose dhjamosja e mëlçisë, përveç alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë siç janë: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe përdorimi i estrogjenëve dhe i kortizonikëve.
Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaqë:
– Dobësi dhe lodhje
– Humbje të oreksit
– Humbje të peshës
– Humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare
– Ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
– Ënjtje të këmbëve
– Ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të
– Të përziera dhe të vjella
– Humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale
– Tek burrat rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë
– Çrregullime menstruale tek gratë
Çfarë është sëmundja alkoolike e mëlçisë?
Ashtu si dëmtimi i mëlçisë nga viruset e hepatitit, edhe përdorimi pa kriter i alkoolit është një sëmundje e shpeshtë dhe me pasoja serioze shëndetësore e këtij organi. Sëmundja alkoolike e mëlçisë është pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë të alkoolit mbi qelizën e mëlçisë. Kështu që alkooli konsiderohet një faktor i vërtetë rreziku për çdo konsumator të rregullt të tij. Femrat dëmtohen nga alkooli shumë më shpejt dhe më rëndë se meshkujt. Ndoshta kjo lidhet me veçoritë hormonale të tyre. Në shfaqjen e sëmundjes ndikon edhe predispozicioni gjenetik. Studime të shumta tregojnë se, ky faktor luan rol të rëndësishëm jo vetëm në shkallën e dëmtimit të mëlçisë, por edhe në fenomenin e vartësisë ndaj alkoolit. Gërshetimi problemeve të alkoolit me infektimin e mëlçisë nga viruset e hepatiteve shkakton dëmtime në mëlçi.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje
Siç dihet tashmë, konsumimi pa kriter i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Kështu, sasia e alkoolit të përdorur përllogaritet në përmbajtjen e etanolit në pijen që përdoret. Përdorimi i 20-40 gr etanol në ditë është sasi që konsiderohet e rrezikshme për mëlçinë. Kujtojmë që 1 teke raki përmban 18 gr metanol apo 1 gotë verë 12 % përmban 11.7 gr etanol. Faktor tjetër rreziku është kohëzgjatja e përdorimit të alkoolit. Konsumatorët sistematikë që kanë përdorur për 10 vjet radhazi 150 gr metanol në ditë janë më të rrezikuar nga cirroza e mëlçisë. Ndër faktorët e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa më e vogël të jetë mosha e konsumatorit të alkoolit, aq më të rënda janë dëmtimet e mëlçisë. Por numërohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.
Shenjat më të dukshme të sëmundjes
Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastësisht nga një ekzaminim ekografik të bërë për arsye të ndryshme. Në disa raste të sëmurët ankohen për dobësi trupore, këputje gjunjësh, apo çrregullime të tretjes, të cilat shkaktohen si pasojë e dëmtimit të njëkohshëm të stomakut, duodenit, pankreasit nga përdorimi i alkoolit. Në rast se dëmtimi alkoolik gërshetohet edhe me dëmtimet e mëlçisë nga viruset e hepatitit, shenjat klinike janë shumë: turbullimet e tretjes, dhimbje barku në kuadratin e sipërm të djathtë, lodhje e shpejtë fizike e mendore, ulje oreksi rënie në peshë deri në temperaturë 37.5-37.8 gradë. Identifikimi i sëmundjes bëhet në dy mënyra: ekzaminimin ekografik dhe në analizën e gjakut konstatohet rritje e transaminazave.
Si mund të mjekohet sëmundja?
Kushti vendimtar për të pasur një mjekim të efektshëm është ndërprerja kategorike e përdorimit të mëtejshëm të alkoolit. Është kaq i rëndësishëm ky moment, aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave në ato raste kur i sëmuri vazhdon të konsumojë alkool, qoftë edhe në sasi të vogël, është i paefektshëm. Një dietë e ekuilibruar me të gjithë përbërësit fiziologjikë, duke mënjanuar rastet e tepërta të yndyrave dhe sheqernave, e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, do të ishte ideale për të patuar një mëlçi të shëndetshme. Dieta mesdhetare që bazohet në fruta-perimet e freskëta, vaji i ullirit, vera dhe drithërat, është aleatja më e mirë e shëndetit të gojës së njeriut. Makaronat, frutat dhe perimet e freskëta, por dhe mishi i pjekur si duhet mbrojnë mishrat e dhëmbëve nga kanceri në gojë.
Funksionet e mëlçisë
Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë :I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.
II. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).
IV. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
V. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
VI. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
VII. Funksion rezervues – DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
a – shndërron glukozën – në glikogjen.
b – kthen glikogjenin në glukozë.
VIII. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
IX. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
X. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.
Yndyra në mëlçi
1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.
7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
Çfarë është mëlçia yndyrore
Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alko*olit, pra në alko*olistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
Mëlçia dhe sëmundjet e tjera
Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
Pse yndyrnat dëmtojnë
Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet – si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.
Si duhet të mjekoheni
Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli – kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.
Ndodh që zbulohet pas një krize zemre, pasi më parë sëmundja sistemike nuk jep simptoma
Kur duhet dyshuar për diabet dhe ja cilat janë ilaçet e kurojnë sëmundjen
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe perqëndrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet, që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.
Mollë majoshe për korrigjimin e vlerave të sheqerit
Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqerit është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, përshembull, aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapise medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamrat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumrave. Rekomandohet mishi i viçit i pa dhjamë.
Ilaçet që e kurojnë sëmundjen, pse krijohet ajo. Grupmoshat e prekura
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet – Veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet – Ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza – Është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Sulfoniluret “luftojnë” sëmundjen
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikëve hipoglicemi (nivel i ulët sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimi, që çon në rritje të peshës trupore.
Rekomandimet
Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve, dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim, fillimi i mjekimit nga një mjek jo- specialist. Po kështu, ndjekja e rregullt tek mjeku specialist ose infermieria e specializuar për këtë sëmundje dhe këshillimi me ta kanë mjaft rëndësi në mbajtjen korrekt të gjendjes së diabetit. Çdo neglizhim është progres për sëmundjen.
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Molekula e nikotinës “mbyt” diabetin
Nikotina mund ndihmojë ndaj diabetit. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit e shkollë mjekësore në Stanford të Kalifornisë. Studiuesit kuruan disa minj që kishin sëmundje të enëve të gjakut dhe kancer mushkërie me nikotinë të pastër dhe zbuluan se kjo lëndë nxit prodhimin e enëve të reja të gjakut tek mijtë. Tani ata besojnë se nikotina mund të ndihmojë edhe ndaj sëmundjesh të tjera që sjellin në mbylljen apo pengimin e rrjedhës së gjakut, si p.sh. ndaj diabetit, trashjes së enëve të gjakut si edhe ndaj sëmundjeve të nervave siç janë sëmundjet Tourette dhe Parkinson. Por lind pyetja, se përse pjesës më të madhe të duhanxhinjve u bëhet lëkura e përhime si dhe u vështirësohet qarkullimi i gjakut ? Është vështirë të thuash: duhani përmban mbi më tepër se 4 000 kimikate të ndryshme.
Si u kurua diabeti me insulinën e kafshëve
Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Por si u njoh insulina dhe si filloi përdorimi i saj në mjekimin e sëmundjes që ndonëse me ritëm të ngadaltë, kërcënonte jetë të shumta njerëzish me predominim të atyre në mosha të reja.Insulina dhe fillimi i përdorimit të saj në praktikën mjekësore është e lidhur me dy emra, atë të Frederick Banting dhe të Charles Best, dhe verën e vitit 1921 në Toronto, Kanada. Banting ishte një mjek 30-vjeçar nga London Ontario, i formuar si kirurg gjatë viteve të luftës, por që për arsye ekonomike e la shpejt bisturinë për t’iu kushtuar mësimdhënies. Një mbrëmje, duke përgatitur leksionin e tij të fiziologjisë të cilin do ta lexonte të nesërmen përpara studentëve të tij, filloi të mendonte për mundësinë e ekzistencës së një lënde, që duhet të ishte vendimtare në metabolizmin e sheqerit. Që atë mbrëmje, iu vu leximit të literaturës duke arritur në konkluzionin, që lënda e presupozuar prej tij me siguri prodhohej në pankreas. Për të vërtetuar këtë supozim, ai do t´i kushtohej eksperimentimit në modele kafshësh. Me ndihmën e një kolegu mundi të takohej me profesor John Mcleod nga Toronto, një shkencëtar i mirënjohur në fushën e diabetologjisë. Kuptohet, profesori në fillim u tregua skeptik ndaj një “amatori” në fushën e kërkimeve shkencore-mjekësore dhe nuk paraqiti ndonjë interes apo motivim ndaj ideve “naive” të Banting. Por ky i fundit ishte përfshirë tashmë nga entuziazmi i porsalindur dhe këmbëngul derisa mundi t´i “rrëmbejë” profesorit një dhomë të vogël dhe 10 qenër eksperimental.
Shet gjithçka kishte në Ontario për t’u vendosur përfundimisht në Toronto, duke iu përkushtuar pasionit të ri. Në këtë kohë atij i bashkohet Best, një student 21-vjeçar i mjekësisë, i cili u rrëmbye shumë shpejt nga entuziazmi i mjekut të ri. Ishte pikërisht pranvera e 1921-shit. Dhjetë qenve të parë ata u mbyllën kirurgjikalisht kanalin kryesor të ekskretimit të pankresit në zorrë. Gjatë tetë javëve në vazhdim u vu re, se tek kafshët u shfaqën shenjat e diabetit. Javën e tetë pankreasi i një prej “te sakrifikuarve” u mor dhe me metodën e shkrirjes. Ata mundën të ekstradojnë një lënde e cila më pas iu injektua një prej qenëve diabetikë. Pas dy orësh të injektimit të substancës, u vu re që niveli i sheqerit në gjak tek kafsha u zvogëlua dyfish dhe pas disa orësh u normalizua. Qeni filloi të dalë nga apatia diabetike e deritanishme dhe dy eksperimentuesit kishin arritur më së fundi suksesin e shumëpritur, që mban datën e 27 korrikut 1921.
Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.
Diabeti i njohur si “sëmundja e sheqerit”
Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I dhe diabetes tip II.
Lufta ndaj sëmundjes së diabetit
Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.
Efekti i qumështit i gjirit te diabeti
Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, “ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti“. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.
Diabetikët që ndikohen nga depresioni
Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pinë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Efekte të menjëhershme ka dhënë çaji i rozmarinës edhe te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.
Arrat luftojnë diabetin tip 2
Një studim nga shkencëtarët e universitetit “Harvard”, thotë se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundje të zemrës, te veshkave dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit nga shkencëtarët pranë universitetit “Harvard”, thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 grame arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina, minerale dhe fibër. Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luajnë ndonjë rol në shtimin e peshës trupore.
Diabeti, shkaktar i krijimit të dhjamit në mëlçi
Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi dhe sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi. Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi. Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë.
Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.
Pasojat e diabetit
Kur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
Dëmtimi i arterieve
Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.
Diabeti dhe presioni i gjakut
Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemeve (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht mjekim të specializuar e të ndërlikuar.
Diabeti dhe syri
Diabeti shkakton komplikime në organe të ndryshme e ndër to edhe në sy. Sëmundja diabetike e syrit i referohet një grupi të ndryshimeve në sy, të cilat paraqiten te personat me sëmundje të sheqerit dhe që shënohen si komplikime të diabetit.Këto ndryshime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të shikimit ose të shkaktojnë verbim të plotë. Dëmtimet diabetike në sy njihen si retinopati diabetike.
Vlerësohet që rreth 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe që retinopatia diabetike (RD) është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës 20 gjer 74 vjeçare.Gjasat për të zhvilluar këtë komplikim varen nga kohëzgjatja e diabetit, kualiteti i kontrollit të glikemisë, presioni i gjakut, niveli i lipideve të serumit, niveli i marrjes së kalorive, niveli i aktivitetit fizik, etj. Grupmosha e cila më së shumti është duke u rrezikuar nga diabeti është 30-39 vjeç.Manifestimet klinike të retinopatisë diabetike: Është me rëndësi të ceket se pacienti nuk do të vërejë ndryshime në pamje gjersa diabeti të mos dëmton regjionin e makulës, gjegjësisht gjersa të mos paraqitet ndonjë gjakderdhje më signifikante në trupin qelqor apo retinë. Prandaj, pacienti mund të ketë retinopati të shkallës së rëndë, ndërsa në anën tjetër ende të ketë pamjen e mirë (shih foto 2). Prandaj, ekzaminimet e rregullta të fundit të syrit janë të domosdoshme.Ndryshimet të cilat mund të paraqiten në retinë janë: mikroaneurizmat (zgjatjet në formë qeske të murit të kapilarëve), gjakderdhjet sipërfaqësore apo të thella, eksudatet e forta dhe të buta, neovaskularizimet, proliferimet fibrovaskulare, etj. Varësisht nga paraqitja e tyre retinopatia diabetike ndahet në joproliferative dhe proliferative (natyrisht në kuadër të tyre pastaj ekzistojnë nënklasifikime).
Trajtimi
Mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet në 3 mënyra: me laserfotokoagulim (LFK), injektime intravitreale të substancave të ndryshme dhe operacione të retinës dhe trupit qelqor (pars plana vitrektomi-PPV).
LFK shfrytëzon nxehtësinë nga burimi laserik për të kauterizuar enët e dobësuara të gjakut të cilat mund të gjakderdhin dhe po ashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të neovaskularizimit dhe të shkolitjes së retinës.LFK-ja është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, kryhet për 10-15 minuta dhe mund të përsëritet shumë herë. Përafërsisht te 70% të sëmurëve që e bëjnë laserimin vjen gjer te stabilizimi i pamjes, ndërsa në 15% të rasteve pamja edhe mund të përmirësohet.
Ekzistojnë dy mënyra të kryerjes së LFK. Njëra është LFK fokale, ndërsa tjetra është panLFK. Natyrisht, rekomandohet që para LFK, sidomos asaj fokale, të kryhet ekzaminimi i fluorescein angiografisë – FAG (foto 4). Gjatë FAG jepet një substancë kontrasti në venë dhe pastaj me anë të një kamere speciale bëhet fotografimi i retinës dhe vizualizimi i enëve retinale të gjakut. Në ato zona ku kemi dëmtim të enëve të gjakut dhe rrjedhje të kontrastit pastaj kryhet LFK fokale.Përveç LFK, mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet edhe me injektimin e substancave të ndryshme në trupin qelqor. Ekzistojnë disa lloje të substancave të cilat mund të injektohen si kortikosteroidet, substancat anti-VEGF etj. Në vitet e fundit trajtimi i retinopatisë diabetike ka përjetuar një revolucion të vërtetë me paraqitjen e substancave anti-VEGF (si avastin, lucentis, etj) të cilat janë treguar shumë efikase në largimin e neovaskularizimeve.
Mënyra tjetër e trajtimit të komplikimeve diabetike është edhe trajtimi kirurgjik, gjegjësisht PPV. Në rastet me gjakderdhje në vitreus, zhvillim të membranave proliferative apo ablacione traktive të retinës, atëherë duhet të intervenohet në mënyrë kirurgjike. Mirëpo, trajtimi është shumë më i suksesshëm nëse pacienti paraprakisht ka bërë trajtime me LFK dhe injektime intravitreale. Në të kundërtën rezultatet e intervenimit shumë shpesh janë të kufizuara.Në fund duhet të cekim se duhet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të mjekut familjar, endokrinologut dhe oftalmologut, në mënyrë që pacienti të informohet dhe të udhëzohet për trajtim sa më efikas dhe me kohë, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme të diabetit.