Shkencëtarët dhe mjekët pohojnë njëzëri se 90% e sëmundjeve janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme. Ata thonë se të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike. Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogram “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vjet me radhë, duke e helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kësaj fjale. Sidomos pas moshës 40- vjeçare, ngaqë mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon të fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera që të kryejnë mirë detyrat e tyre funksionale. Të gjitha këto çdo njeri mund t’i kuptojë nga sinjalet që fillojnë të japin vetë stomaku dhe zorrë.
Sinjalet e mosfunksionimit
Nxirja e dhëmbëve, për shembull, është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnë vitaminat B dhe A, të cilat, siç dihet, luajnë rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Po kështu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrën e trashë i dëmtojnë rëndë edhe disa ushqime, sikurse dëmton nga ana tjetër edhe mungesa e fibrave. Më të rrezikshme janë akulloret, kremrat, ajka e qumështit. Po kështu, shkaktojnë kapsllëk të gjitha llojet e mishit, çokollatat, kakaoja, ëmbëlsirat, sheqeri, qumështi i lopës, vezët, buka e bardhë, pastat, tortat.
Çrregullimet në zorrë
Për çrregullimet që ndodhin në zorrë dhe në stomak, meqë ra fjala, jep sinjale të forta edhe lëkura. Kështu, për shembull, nga përdorimi i tepërt i mishit, fillojnë të mbajnë erë këmbët, nga teprimet me ëmbëlsira, dalin puçrra, etj. Por a ka mundësi vetë njeriu të vendosë rregull e pastërti në zorrët e tij, sidomos në zorrën e trashë. Sigurisht që ka! Së pari, zorrët mund të stimulohen në punën e tyre me anë të masazheve të jashtme. Një nga këto është “ngacmimi” i shputave të këmbëve, një mënyrë e thjeshtë kjo që stimulon të gjitha organet e rëndësishme, përfshirë edhe zorrën e trashë. Mënyra më e mirë për të pastruar skoriet dhe helmet nga trupi është klizma, e cila, sipas mjekëve të vjetër, e shpëton njeriun nga 80% e sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e tij. Për të patur një efekt sa më të mirë, është e dobishme që në ujin e ngrohtë të klizmës të hidhen disa pika lëng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma është më mirë të bëhet në mëngjes. Parregullsitë e saj, zorra e trashë mund t’i sinjalizojë edhe me anë të dhimbjeve të kryqeve, të belit, nëpërmjet ashpërsimit dhe tharjes së lëkurës, rënies së fuqisë, dobësimit. Në këto raste, është më mirë që klizma të bëhet me qumësht. Merret 100 gram qumësht i ngrohtë dhe hidhen brenda 20 gram gjalpë. Pas klizmës është mirë të qëndrosh shtrirë deri në momentin kur zorra e trashë kërkon të lirohet natyrshëm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash të tilla, çdo gjë shkon në rregull. Kjo lloj klizme është më mirë të bëhet në mbrëmje. Pastrimi i zorrës së trashë mund të bëhet fare mirë edhe me ujë mineral. Ja se si: Merret një sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra për çdo 10 kilogram të peshës trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisë duhet pirë në mëngjes, para buke dhe gjysma tjetër, pasi e ndajmë në mënyrë të barabartë, pihet në drekë dhe në darkë, gjithmonë 15-20 minuta para ngrënies. Kjo kurë jep efekt të madh sidomos tre ditët e para, por duhet vazhduar deri në pastrimin e plotë. Doza mund të ulet dhe të pihet vetëm gjysma e sasisë për 4 deri në 6 javë. Në ditët e para, jashtëqitja mund të ketë ngjyrë të zezë, por më vonë çdo gjë normalizohet. Me këtë mënyrë, jo vetëm që rivendoset mikroflora e dëmtuar, por pastrohen edhe mëlçia, veshkat, rrugët urinare, ulet niveli i sheqerit në gjak, si dhe ai i kolesterinës. Mund edhe të dobësohesh. Do ta ndjeni veten më mirë, do të përmirësohet gjumi dhe shëndeti në përgjithësi.