Ballina Shëndeti Këshilla Vuani nga flokët e dëmtuar? Ja zgjidhja!

Vuani nga flokët e dëmtuar? Ja zgjidhja!

Flokët janë gjysma e bukurisë, si për femrat dhe për meshkujt. Mirëpo, gjatë viteve ndeshemi me problemin e rënies së flokëve, këputjen dhe djegien e tyre.

Sipas shkencës ekzistojnë disa ushqime të pasura me vlera ushqyese që rigjenerojnë flokët.

Ndër to përmendim:

– ushqimet e pasura me Omega 3 si, arrat, salmoni, tuna, farat e lirit etj.

Ushqimet e pasura me zink, si; mishi i viçit, mëlçia e viçit, rosto viçi, etj. Këto ushqime ndihmojnë në rregullimin e testosteronit dhe niveleve tjera të hormoneve në trup, mirëmban prodhimin e gjëndrave vajore në skalp, ndihmojnë në rritjen e flokëve, si dhe i mban flokët dhe skalpin të shëndetshëm.

-Ushqimet e pasura me proteinë; si kosi grek, të verdhat e vezës, arrat, pjeshkat, pulat, gjeli i detit etj.

-Ushqimet e pasura me hekur, si; spinaqi, mishi i kuq, gjeldeti, të verdhët e vezës etj.

-Ushqimet e pasura me magnez, si; bajamet, spinaqi, orizi etj.

Sipas shkencës, nëse konsumoni këto produkte në sasinë e duhur dhe rregullisht flokët tuaja do të përmirësohen ndjeshëm./K.C/dritare.net